Në imazhet e rrjedhura, shihet teknologjia e lartë që ka në brendi kjo makinë që lansohet gjatë vitit që vjen
Makina F-150 është duke iu nënshtruar një ndryshimi të tërësishëm, ndërsa Ford nuk po e lë anash as kabinën e këtij pickupi, transmeton Telegrafi.
Deri më tani, është parë pjesërisht dukja e jashtme që do ta ketë, si dhe mundësitë e ngjyrave me të cilat do të lyhet. Bazuar në disa imazhe të rrjedhura, shihet edhe brendia e makinës, që ka teknologji të lartë.
Shoferi do ta ketë në dispozicion një ekran gjigant që besohet të jetë i ndjeshëm në prekje, si pjesë e sistemit të infoteitment.
Janë vetëm disa butona poshtë këtij ekrani, me të cilat do të ndihmohen udhëtarët, derisa opsionet tjera pritet të jenë digjitale.
Përpara është ekrani tjetër digjital, me të cilin do të merr të gjitha njoftimet mbi makinën. Vetëm se mesi i timonit, ku pritet të ketë disa opsione për lehtësimin e vozitjes, është mbajtur i mbuluar.
Ford ka planifikuar që F-150 i ri të shfaqet gjatë qershorit, por situata e krijuar me coronavirus, mund ta ndryshojë këtë vendim. /Telegrafi/