Site icon Telegrafi

Teknologjia e Formula E në modelet e ardhshme të Nissan dhe Jaguar Land Rover

Nissan dhe Jaguar Land Rover po përpiqen të vazhdojnë me evolucionin drejt industrisë së veturave elektrike.

Si prodhues të Formula E, ata po planifikojnë të përdorin teknologjinë e veturave të garave në ato të zakonshmet rrugore.

Kjo për faktin se teknologjia e garave i ka ndihmuar gjithmonë prodhuesit e veturave të avancojnë në modelet e tyre.

Formula E tërheq një numër të madh ndjekësish, dhe e nis garën me vetëm 60 për qind të kapacitetit të kërkuar të baterisë, nërsa pjesën tjetër duhet ta gjenerojnë duke frenuar, shkruan Reuters, transmeton Telegrafi.

Prandaj, prodhuesit janë të detyruar të zhvillojnë sisteme më efikase dhe softuer më të mirë për të përmirësuar performancën e modeleve të reja.

Në tranzicionin drejt veturave elektrike më të fuqishme, efikase, dhe më të përballueshme, Jaguar Land Rover po investon rreth 17.5 miliardë euro.

Gjithashtu, Nissan po përpiqet të drejtohet nga industria e elektrizimit duke planifikuar 19 modele tërësisht elektrike deri në vitin 2026, të cilat pritet të jenë më efikase dhe me bateri më të vogla. /Telegrafi/

 

Exit mobile version