Telegrafi

Teknologjia e avancuar dhe ndërprerjet e energjisë, pengojnë thirjet në Vala

Konsumatorëve të ”Vala” do t’iu duhet të durojnë probleme teknike edhe për dy javë, pasi operaratori publik është duke kaluar në një gjeneratë të re të teknologjisë, e cila pasi të fillojë të aplikohet do t’iu ofrojë avantazhe më të mira klientëve.

Por, problemet me thirjet në këtë operator janë duke u shfaqur edhe për shkak të ndërprerjeve të energjisë elektrike në vend.

Sipas zëdhënsit të PTK-së, punët dhe aktivitetet për kalimin në këtë lloj tekonologjie, kanë filluar disa ditë më herët dhe do të vazhdojnë edhe më tutje.

”Gjatë procedurës së kalimit në teknologjinë e re NGN, ka pasur ndërprerje në realizimin e thirrjeve. Nga ana tjetër ndërprerjet janë duke ndodhur edhe për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të energjisë elektrike që po ndodhon këto ditë. Ndaj mund të bie kualiteti i shërbimeve tona dhe kësisoj mund të keëtë telashe gjatë realizimit të thirrjeve”, tha më tutje Abazi.

Faza e implementimit të teknologjisë së re NGN do të zgjasë edhe dy javë. Pas përfundimit të implmentimit të kësaj teknologjie, zëdhënësi i PTK-së ka paralajmruar dhe nxjerrjen në treg të produkteve të reja.

”Vala në vazhdimësi do të dalë me oferta dhe produkte të reja të cilat do të jenë shumë konkuruese në tregun e telefonisë mobile në vend. Telefonia mobile në këtë mënyrë do të bëhet më e arritshme dhe e leverdishme për të gjithë”. /Telegrafi/