Site icon Telegrafi

Me teknologji të besueshme dhe precizitet të lartë tani do të mund të bëni trajtimin onkologjik

Trajtimi onkologjik në Anadolu Medical Center Johns Hopkins Medicine: Avantazhet Kryesore

 

Duke reflektuar standardet e larta të cilësisë së kujdesit dhe trajtimit mjekësor të vendosura nga Turqia, Anadolu Medical Center prezantohet si një nga ambientet më të pajisura në këtë fushë.

 

Ne i japim përparësi rëndësisë së ofrimit të një mjedisi optimal që lejon specialistët tanë të onkologjisë të krijojnë planin më të mirë të kujdesit për çdo rast, dhe kjo duke pasur akses në teknologji të besueshme dhe me precizion shumë të lartë, të lidhura me një qasje të kujdesit njerëzor ose mbështetës nuk janë opsionale, por pjesë përbërëse e trajtimit. Për më teper, Anadolu Medical Center ka marrë për herë të 6-të akreditimin ESMO (Integruar Onkologji dhe Kujdes Paliativ) me shërbimet e kujdesit shëndetësor që ne ofrojmë duke përmbushur me sukses standardet e cilësisë së lartë të Shoqatës Evropiane të Onkologjisë Mjekësore (ESMO) me qasjen e kujdesit në qendër të pacientit në fushën e mjekimeve onkologjike mjekësore.

Megjithëse kanceret në kategoritë e tyre përkatëse kanë ngjashmëri dhe shqetësime të përbashkëta, ne gjithashtu marrim parasysh individualitetin e çdo pacienti dhe ju ofrojmë një ekip ekspertësh që punojnë në harmoni. Të gjithë ekspertët janë në dispozicionin tuaj për një opinion mjekësor falas.

Ileostomia e tubit për kancerin e zorrës së trashë.

Historia e përdorimit të stomës në kirurgjinë e zorrëve filloi kur një gjeneral amerikan e përdori për herë të parë gjatë Luftës së Parë Botërore. Qasja ishte të formohej një vrimë në murin e përparmë të barkut përmes së cilës hiqet fundi i zorrëve. Kjo krijon një rrugë për daljen e përmbajtjes së zorrëve. Si rezultat, mbetjet e tretjes largohen nga trupi para se të hyjnë në zonat e dëmtuara të zorrëve të poshtme. Kjo parandalon demtimin dhe ju lejon të “fikni” pjesën e prekur të zorrëve nga puna aktive, duke i dhënë kohë për t’u rikuperuar pas operacionit. Metoda quhet “vendosja e stomës” dhe përdoret prej 100 vitesh.

Stoma është përdorur me sukses në praktikën mjekësore për të shpëtuar jetë, veçanërisht në trajtimin e kancerit të zorrës së trashë. Sot, falë aplikimit të metodave inovative, po shkruhet historia e saj më e re. Specialisti i Qendrës Mjekësore Anadolu për kirurgjinë e përgjithshme dhe asaj kolorektale, profesor Vafi Atalay ka përmirësuar metodën në mënyrë që pacientët të përjetojnë shumë më pak shqetësim se më pare. E pyetëm doktor Atalay se çfarë është ileostomia tubale dhe si metoda e tij ka ndryshuar jetën e pacientëve, veçanërisht atyre me kancer të zorrës së trashë.

 

 

Kur nevojitet ileostomia?

Siç e dini, kanceri i zorrës së trashë është një nga patologjitë onkologjike, incidenca e të cilit është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Sipas statistikave, ky është lloji i tretë më i zakonshëm i kancerit në botë, dhe përveç kësaj, ka një shkallë shumë të lartë të vdekshmërisë. Në të njëjtën kohë, nëse diagnostikohet herët dhe trajtohet në kohë, ky është një nga llojet më të zakonshme të kancerit të kuruar. I identifikuar në fazën fillestare, i përgjigjet shumë mirë terapisë dhe në raste të tilla, mbijetesa pesëvjeçare e pacientëve është 90%.

Kanceri i zorrës së trashë manifestohet nga simptomat e mëposhtme:

-çrregullime të defekimit (diarre ose kapsllëk);

-gjakderdhje nga rektumi ose gjak në jashtëqitje;

-dhimbje gjatë jashtëqitjes;

-mukus në jashtëqitje;

-dhimbje barku dhe fryrje.

Mënyra kryesore për të trajtuar patologjinë është heqja e tumorit në mënyrë kirurgjikale. Në këtë rast, heqja e mbetjeve të tretjes mbart natyrshëm një rrezik të lartë për pacientin derisa vendi i kirurgjisë të jetë shëruar. Për të shmangur këtë rrezik dhe shfaqjen e komplikimeve, kirurgët përdorin stoma. Mund të thuhet pa ekzagjerim se sot metoda është bërë pjesë e pandashme e trajtimit të kancerit të zorrës së trashë. Kjo teknikë përdoret gjerësisht për dëmtimet e zorrëve, disa patologji të tjera, defekte të lindura të traktit gastrointestinal që pengojnë defekimin etj.

Një procedurë në të cilën një kirurg krijon një hapje (stomë) duke kaluar skajin e shëndetshëm të zorrës së trashë përmes një prerjeje në murin e përparmë të barkut quhet kolostomi. Nëse kirurgu krijon një hapje duke nxjerrë fundin e zorrës së hollë përmes një prerjeje në murin e përparmë të barkut, procedura quhet “ileostomi”. Stoma hap daljen nga zorrët në një qese të veçantë, një rezervuar për mbledhjen e feçeve (qesja kolostomike). Mund të jetë i përhershëm ose i përkohshëm.

Jeta me kolostomi është, para së gjithash, stres i vazhdueshëm psikologjik. Me sforcim të lehtë ose kollë, zorrët mund të dalin jashtë. Përveç kësaj, haja e bërë në murin e barkut me kalimin e kohës mund të rritet në madhësi ose të kthehet në një hernie. Ekziston rreziku i infeksionit, kruajtjes dhe djegies së lëkurës që rrethon stomën. Kujdesi i përditshëm i kujdesshëm ndaj saj nuk është i lehtë, kërkon kohë dhe përpjekje, por në të njëjtën kohë një detyrë e nevojshme.

Cili është ndryshimi midis metodës së re?

Që prej 40 vitesh më parë, si një alternativë ndaj kolostomisë, u krijua një teknikë që konsistonte në shpimin e murit të barkut dhe futjen e një tubi të veçantë në zgavër. Falë kësaj ideje, të quajtur “ileostomia tubulare”, nuk kishte nevojë të nxirrte një nga skajet e zorrëve. Megjithatë, teknologjia e re, për fat të keq, nuk është përdorur gjerësisht.

Teknika e re e ileostomisë tubale, tashmë e përmirësuar nga Dr. Vafi Atalay, përfshin edhe heqjen e mbetjeve përmes një tubi të vendosur në zgavrën e barkut. Vendoset vetëm për 2 javë, derisa vendi i operacionit të shërohet, pas së cilës hiqet me kujdes. Në të njëjtën kohë, pacientët nuk kanë nevojë të përsërisin operacionin, ndryshe nga kolostomia: shpimet nga tubi shërohen vetë brenda 2-3 ditësh.

Avantazhi i metodës së re qëndron në përdorimin e materialeve moderne. Ata nuk përkulen dhe nuk bllokojnë daljen e përmbajtjes së zorrëve, por megjithatë kanë fleksibilitet të mjaftueshëm. Falë kësaj, pacientët pothuajse nuk janë të kufizuar në lëvizjet e tyre dhe mund të ulen dhe të shtrihen lirshëm. Por më e rëndësishmja, metoda e re e “ileostomisë tubulare” lejon trajtimin e kancerit të zorrëve pa kolostomi. Falë kësaj, pacientët mund të shpëtojnë nga sëmundja, duke ruajtur një cilësi të lartë të jetës.

Materiali është përgatitur në marrëveshje me mjekun e Qendrës Mjekësore Anadolu,

Profesor Vafi Atalay.

 

 

Nëse dëshironi të merni një konsultë apo një mendim të dytë mjeksor, kontaktoni me zyren e Spitalit Anadolu Medical Center në Tiranë.

 

Për më shumë informacione kontaktoni në:

Nr.tel +355 68 563 6468

www.anadolumedicalcenter.al

Exit mobile version