Berberi i paemëruar nga Sichuan i Kinës, ka shfrytëzuar zhiletin me të cilin rruan klientët, që t’ia pastrojë syrin një klienti.
Këtë teknikë ai e ka trashëguar nga të parët dhe e aplikon te të interesuarit e shumtë, që kanë guximin dhe e lejojnë atë të kryej procedurën e rrezikshme, transmeton Telegrafi.
Videoja e postuar më poshtë, shfaqë momentet rrëqethëse, kur tehu i mprehtë kalon me kujdes nëpër pjesët e ndjeshme.
Qetësia dhe durimi, duhet të jetë primar si te berberi, ashtu edhe te klienti, në mënyrë që të mos ketë ndonjë lëvizje të pakontrolluar, në rast të humbjes së kontrollit.
Kjo procedurë që thuhet se përmirëson dukshëm pamjen, nuk provohet të aplikohet në asnjë mënyrë. /Telegrafi/
https://youtu.be/agd_BeqH1C0