Telegrafi

Teknika e çuditshme e ngasjes së veturës që po habit edhe policinë më me përvojë (Foto/Video)

Një burrë është kapur në flagrancë duke u përpjekur të ngasë veturën e tij, derisa po qëndronte në pjesën e jashtme të saj.

Një video tregon momentin kur një burrë qëndron në pjesët anësore të veturës 4×4, derisa po udhëtonte gjatë natës, transmeton Telegrafi.

Por ky veprim i pamenduar mirë, është kapur nga kamerat e sigurisë të instaluara në veturat e policisë.

Autoritetet e Arabisë Saudite kanë pranuar ankesa për teknikën e çuditshme të ngasjes së një qytetari të këtij vendi. /Telegrafi/