Telegrafi

Tekashi 6ix9ine i befasuar që nuk ka ndërruar jetë akoma

Tekashi 6ix9ine (Foto: Instagram/6ix9ine)

Reperi amerikan, Tekashi 6ix9ine, është duke numëruar ditët e tij të fundit nga dy vite burgim që i është caktuar.

Pasi kishte deklaruar se probleme me astmë gjatë kohës së pandemisë coronavirus, ai është duke mbajtur tashmë arrest shtëpiak, shkruan Daily Mail.

24-vjeçari është akuzuar për një numër të konsiderueshëm të veprave penale, ndërsa dyshohet edhe për vrasje dhe vjedhje armësh.

Duket se gjatë kësaj kohe të arrestit, reperi është duke u ballafaquar me probleme të ndryshme, ndërsa thekson se nuk e di pse nuk ka vdekur akoma.

Lexo po ashtu Tekashi 6ix9ine thyen rekord në Instagram Live, lë pas Drake dhe Tory Lanez

“Jam i surprizuar që nuk kam vdekur akoma. Por, nuk është aq keq të jesh i vdekur, nga mbështetja e juaj pasi ndodh një gjë e tillë”, është shprehur ai në rrjetin social Instagram.

Gjatë këtyre deklaratave ai është shfaqur i mbuluar me para, të cilat ishin kryesit nga 100 dollarë.

Pa marrë parasysh kësaj, edhe pse liria e tij është e kufizuar, Tekashi 6ix9ine është duke thyer rekorde të mëdha përmes projekteve muzikore.

Vetëm para një jave, ai publikuar këngën “YAYA”, që deri më tani ka arritur të grumbullojë 69 milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/