Telegrafi

Tekashi 6ix9ine publikon këngën “Gooba” pas lirimit nga burgu

Tekashi 6ix9ine (Foto: Youtube)

Rep-artisti amerikan Tekashi 6ix9ine është liruar nga burgu pasi pretendonte se ishte i sëmurë nga astma.

I liruar me kusht, 23-vjeçarit i është dhënë mundësia nga gjyqtari që të regjistrojë video muzikore gjatë qëndrimit në shtëpi.

Kjo gjë nuk e ka ndaluar reperin, pasi ditën e djeshme (e premte) e ka publikuar këngën “Gooba”.

Projekti muzikor përmban tekst eksplicit, ndërsa edhe realizimi i klipit të këngës duket të jetë projektuar në të njëjtën mënyrë.

Në anën tjetër, Tekashi 6ix9ine akuzohej për një numër të konsiderueshëm të veprave penale si mbajtje e armëve te zjarrit, akuza për komplot dhe një seri grabitjesh së bashku me bandën e tij. /Telegrafi/