Telegrafi

Tek Apple, dominojnë meshkujt dhe të bardhët

Sipas një raporti diversiteti për vitin 2015 (qershor 2014-qershor 2015) thuhet se kompania ka bërë përpjekje që të punësojë sa më shumë femra dhe nga të tjerë nga komuniteti pakicë se një vit paraprak.

Në raportin në fjala=ë, duke bërë krahasimin me vitin 2014, kompania ka punësuar 66% më shumë hispanikë dhe 50% më shumë njerëz më ngjyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me pak fjalë, kompania Apple ka të punësuar 31% femra, pasi gjatë periudhës qershor 2014-qershor 2015 kanë punësuar rreth 11 mijë të tilla. Ndërkohë, pjesa tjetër, 69% përbëhet nga meshkujt.

Gjithsej Apple ka 114 mijë të punësuar, duke rritur shifrën me një mijë të punësuar nga viti paraprak. Rreth 54% e këtyre punonjësve janë të bardhë.