Telegrafi

Tejkaloi lejen e ndërtimit, Inspektorati i Prishtinës vendos për rrënimin e një objekti në lagjen “Arbëria”

Sot ka filluar rrënimi dhe evitimi i tejkalimeve të lejes ndërtimorë të bëra nga ana e palës konform vendimit të Inspektoratit të kryeqytetit në një ndërtim në lagjen Arbëria.

Kështu thuhet në një postim të bërë në rrjetin social në Facebook të faqes “Kryeqyteti Prishtina”.

Po ashtu në postim thuhet se inspektorati i Kryeqytetit vazhdimisht do të bëjë përcjelljen e rrënimit deri në përmbarimin e plotë të aktvendimit për rrënim të lëshuar nga inspektorët kompetent të kryeqytetit.

“Komuna e Prishtinës, respektivisht Inspektorati

Pas pranimit të ankesave dhe inspektimeve në terren nga ana e Inspektoratit të Kryeqytetit, ka filluar rrënimi dhe evitimi i tejkalimeve të lejes ndërtimore të bëra nga ana e palës konform vendimit të Inspektoratit të Kryeqytetit në një ndërtim në lagjen Arbëria.

Inspektorati i Kryeqytetit vazhdimisht do të bëjë përcjelljen e rrënimit deri në përmbarimin e plotë të aktvendimit për rrënim të lëshuar nga inspektorët kompetent të kryeqytetit”, thuhet në postim. /Telegrafi/