Site icon Telegrafi

Tejkalimi i shpejtësisë në Zvicër shkakton probleme me tretje

Kamionisti 34 vjeçar nga një shtet i Ballkanit ishte ndaluar për tejkalim shpejtësie në një autostradë në kantonin jugor të Tessinit dhe policia zbuloi se ai kishte vozitur më shumë se 1000 kilometra për 18 orë pa u ndalur fare, njoftoi policia zvicerane.

I mbyllur në kabinën e kamionit, shoferit nuk i mbeti tjetër përveç se t’i nxjerrë letrat e diskut nga takografi i kamionit, i cili regjistron shpejtësinë dhe i gëlltiti. Ai u shtrua në spital pasi filloi të ndjej dhembje të mëdha në stomak.

Ky incident kaloi pa ndonjë pasojë serioze për shëndetin e shoferit, njoftoi policia, ndërsa shoferi është dënuar për kundërvajtje.

Takografët vendosen në kamionë për të siguruar se shoferët nuk vozisin shumë orë si pjesë e kërkesave për siguri në trafik. /Telegrafi/
 

Exit mobile version