Prodhuesi i njohur botëror “Samsung” ka krijuar atë që quhet “Safety Truck”, kamionin të cilit i ka vendosur një kamerë në pjesën e përparme.
Nëpërmjet kësaj kamere, vozitësit mbrapa mund të shohin nëse rrezikohen duke e tejkaluar kamionin, transmeton Telegrafi.
Kjo pasi që në pjesën e prapme të kamionit është vendosur një ekran I madh I cili paraqet gjendjen e rrugës para kamionit. /Telegrafi/