Site icon Telegrafi

Teixeira triumfon në luftën e madhe ndaj Blachowicz dhe shpallet kampion i UFC si 42-vjeçar  

Glover Teixeira ka arritur të fitojë luftën ndaj Jan Blachowicz dhe të shpallet kampion i ri i UFC në light heavyweight në UFC 267.

Mosha nuk është pengesë pasi në moshën 42-vjeçare, Teixeira është kampioni i ri i UFC pas fitores me dorëzim ndaj Blachowicz.

Me fitoren e tij mahnitëse ndaj polakut, Teixeira u bë kampioni i dytë më i vjetër në histori dhe kampioni më i vjetër që shpallet për herë të parë.

Teixeira mori avantazhin në raundin e parë duke goditur dhe luftuar më mirë, vazhdoi edhe në të dytin, por Blachowicz ishte në gjendje të qëndronte në këmbë.

Lufta filloi të hapej kur polaku filloi me disa goditje të forta, por me Teixeira që u rikthye menjëherë me disa goditje të forta me të majtën.

Megjithatë, lufta përfundoi në mesin e raundit të dytë kur braziliani ekzekutoi planin e tij të lojës me një mbërthim të qafës për ta detyruar Blachowicz të dorëzojë luftën.

Kështu, Teixeira fitoi ndeshjen e madhe dhe u shpall kampion në UFC 267 duke i marrë rripin Blachowicz, i cili po bënte mbrojtjen e tij të dytë të titullit dhe ishte në një seri fitoresh prej pesë ndeshjesh. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=TGPox0h9vAQ&ab_channel=itslushow

 

Exit mobile version