Site icon Telegrafi

Teixeira po bën gjithçka që të shkojë te Liverpooli

Lojtari ka njoftuar se Redsat kanë ofruar 32 milionë euro për të, porse Shakhtar Donetsku e ka refuzuar ofertën.

“Ekipi ka marrë një ofertë zyrtare nga Liverpooli. Është refuzuar, nuk e di pse. Ishte një ofertë e shkëlqyer. Është frustuese”.

“Por, menaxheri dhe presidenti i klubit vendosën kundër. Prandaj tash jam duke pritur. Po përpiqem të bëhem i durueshëm”.

“Ka qenë vetëm një ofertë, 32 milionë euro dhe Shakhtari e ka refuzuar. E di se agjenti im akoma po përpiqet të bëjë gjithçka që është e mundur që të ma mundësojë shkuarjen te Liverpooli”, ka deklaruar Teixeira. /Telegrafi/

Exit mobile version