Në zonën zhvillimore teknologjike industriale në Shkup, sot do të vendoset gurthemeli për ndërtimin e fabrikës vendore “FPC Tehnoplast”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Është paralajmëruar investim prej 10 milionë euro, i cili do të hap 200 vende të reja pune.
“FPC Tehnoplast” prodhon komponenta plastike për industrinë automobilistike, elektrike dhe elektronike.
Sipas njoftimeve këto prodhime do të shiten edhe tek brendet e njohura automobilistike si BMW, Audi dhe Renault./Telegrafi/