Site icon Telegrafi

Teherani pretendon se kishte shtënë dy herë në ajër si paralajmërim, para se të rrëzonte dronin amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump, ka kërkuar bisedime me liderët Iranian, pasi kishte anuluar sulmin në minutën e fundit mbi këtë vend si kundërpërgjigje për rrëzimin e dronit amerikan.

Teheran pretendon se kishte shtënë dy herë si paralajmërim para se të rrëzonte dronin amerikan, rreth tetë milje largu bregut të tyre, transmeton Telegrafi.

“Fatkeqësisht, kur nuk iu përgjigjen thirrjeve tona dhe fluturakja nuk ndërroi kurs, u detyruam ta rrëzojmë”, ka deklaruar gjenerali iranian Amirali Hajizadeh.

Siç raporton Reuters, Trump u ka dërguar mesazh iranianëve përmes Omanit duke u bërë thirrje për bisedime dhe mos eskalim të situatës, por një raportim i tillë është mohuar kategorikisht nga Irani.

Lexo po ashtu Rrëzimi i dronit amerikan, Irani publikon pamjet me të cilat pretendon se shfaqin momentin e shpërthimit të fluturakes pa pilot (Video)

Në mesazh thuhet se Trump është kundër çfarëdo lufte me Irani, dhe se dëshiron bisedime me Teheranin për çështje të ndryshme.

“Ai u ka dhënë një periudhë të shkurtër kohore që t’ju përgjigjen, por përgjigje e menjëhershme e Teheranit ishte se gjithçka varet nga lideri suprem Ayatollah Ali Khamenei”, ka deklaruar një burim nga Irani për Reuters.

Sipas New York Times, presidenti amerikan anuloi sulmin mbi Iranin gjatë të enjtes mbrëma. E zyrtarët ushtarë dhe diplomatik thuhet se kishin pritur sulmi të ndodh deri në orën 7, ku aeroplanë të shumtë do të sulmonin radarët dhe bateritë e sistemeve raketore. /Telegrafi/

Exit mobile version