Site icon Telegrafi

Teherani nis raketa në Siri pas sulmit në paradën ushtarake

Media shtetërore iraniane, Fars, ka raportuar se Irani ka nisur shtatë raketa balistike në Siri, vend të cilin Teherani e fajëson për sulmin e fundit në paradën ushtarake në qytetin iranian Ahvaz, si pasojë e të cilit kanë vdekur të paktën 24 persona dhe janë plagosur më shumë se 60 të tjerë.

Agjencia e lajmeve Fars ka raportuar më 1 tetor se disa militantë janë vrarë nga sulmi iranian me raketa, i cili ka shënjestruar një kamp në rajonin Albu Kamal në lindje të Sirisë.

Irani ka fajësuar separatistët iranianë arabë për sulmin e 22 shtatorit në provincën Kuzestan.

Mirëpo edhe militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik kanë pretenduar se janë përgjegjës për sulmin në paradën ushtarake, raporton Evropa e Lirë.

Në faqen zyrtare të Gardës Revolucionare të Iranit, është thënë më 1 tetor se shënjestra e sulmit ka qenë “selia e atyre që janë përgjegjës për krimin terrorist në Ahvaz”.

Exit mobile version