Telegrafi

Tegra 3 në automjete

Audi nga viti 2013 synon të përdorë Tegra 3 në të gjitha veturat në formën e moduleve VCN (Visual Computing Module) që përbëhet nga vet procesori, memoria dhe kontrolluesi hyrje-dalje. Modulet VCM në veçanti janë të dizajnuar për tregun e automobilave dhe implementimin e shpejtë dhe të thjeshtë në vetura.

Tesla në modelin e vet S do të ketë madje dy çipa Tegra 3, njërin për instrumentet dhe një për sistemin multimedial dhe të navigacionit me ekranin 17-inçësh të ndjeshëm në prekje. Për sa i përket Lamborghinit, qysh prej më herët është e njohur se top-modeli i kompanisë Aventador ka çipat e Nvidias për vënien në punë të sistemit multimedial të navigacionit, e tani dihet edhe se këtë punë do ta bëj Tegra 3 katërbërthamësh. /Telegrafi/