Site icon Telegrafi

Tefik Bajramin, kampion i botës në boks pritet nga Agim Veliu

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, priti sot boksierin llapjan Tefik Bajrami, kampion i botës në boksin profesionist në versionin WBU (World Boxing Union).

Gjatë takimit me boksierin Bajrami, kryetari Agim Veliu, e përgëzoi boksierin llapjan për fitoren në meçin e vlefshëm për titullin e kampionit të botës në versionin WBU (World Boxing Union), që u zhvillua në Kriens-Luzren të Zvicrës.

Duke e uruar për titullin e kampionit, kryetari Veliu tha se kjo fitore dhe titulli i kampionit të botës në boksin profesionist është një fitore e madhe, jo vetëm për “Uraganin Shqiptar”, siç e quajnë ndryshe boksierin Bajrami, por edhe për sportin llapjan dhe sportin kosovar në përgjithësi.

“Me rezultatet kulmore dhe me sukseset e juaja në arenën ndërkombëtare sportive, ju po kontribuoni edhe në ngritjen e imazhit dhe afirmimin e vendit tonë”, tha kryetari Veliu.

Boksieri Bajrami e falënderoi kryetarin Veliu për përkrahjen e vazhdueshme që ka marrë në meçet e tij të zhvilluara edhe në Podujevë në rrugën e tij deri të kampioni i botës në boksin profesionist.

Kampionit të botës, Tefik Bajrami iu organizua pritje në Aeroportin e Prishtinës dhe në sheshin e qytetit në Podujevë.

Bajrami titullin e kampionit të botës e ka fituar duke mposhtur argjentinasin Diego Javier Sanabria.

Exit mobile version