Boksieri shqiptar, Tefik Bajrami ka mbrojtur titullin e botës për versionin WBU pasi turku Ozcan Cetinkaya e ka dorëzuar meçin në raundin e pestë.
Tefik Bajrami i njohur ndryshe me nofkën uragani shqiptar, kampion bote në boksin profesionist për versionin WBU në kategorinë Cruiser (86 – 90.7) kg ka mbrojtur dje (e shtunë) titullin e botës në WBU.
Bajrami ka fituar në përballjen ndaj turkut Ozcan Cetinkaya, në meçin e zhvilluar në Luzern të Zvicrës.
Deri te fitorja, Bajrami, erdhi pasi turku Cetinkaya e dorëzoi ndeshjen në raundin e pestë.
Ne raundin e katërt turku u rrëzua dy herë nga Bajrami dhe gjyqtari ia numëroi dy herë numrat, por ai qëndroi.
Megjithatë, fatale ishte një goditje e uraganit shqiptar në abdomen në fund të raundit të katërt.
Kjo goditje bëri që boksieri turk të mos mund ta vazhdoj ndeshjen në raundin e pestë dhe kështu e dorëzoi ndeshjen.
Ndryshe, Bajrami e mbron për herë të parë këtë titull të botës së versionit WBU. /Telegrafi/