Telegrafi

Tefik Bajrami më 1 prill do të luftojë për titullin WBU

Shkolla e Arteve Marciale Bajrami nga Luzerni i Zvicrës në bashkëpunim me klubin e boksit Llapi, organizojnë ndeshjen e uraganit shqiptar Tefik Bajrami për titullin e më të mirit të botës për versionin WBU (World Boxing Union).

Bajrami për kundërshtar do ta ketë argjentinasin Diego Javier Sanabria, i cili ka 57 fitore dhe 5 humbje.

Ky meç i boksit do të mbahet më 1 prill në palestrën Krauer e qytetit të Kriensit afër Luzernit në Zvicër.

Uragani shqiptar ka gjithsej 12 meçe, 11 fitore dhe një humbje. Më 2015 Bajrami u shpall kampion i Evropës ndërsa vitin e kaluar mbrojti titullin në Zvicër dhe më 2016 u shpall kampion ndërkontinental.

Theksojmë se pos ndeshjes së Tefik Bajramit do të ketë edhe ndeshje tjera si në boks, gjithashtu edhe në tajboks.