Telegrafi

TEC-i i Vlorës, puna nis këtë javë

"Kjo për shkak për të pasur impakt sa më të vogël në ndotjen e ambientit", tha Stojku, duke shtuar sa kanë mbërritur anijet e para me naftë. Kapaciteti i TEC-it të Vlorës është 95 megavat, ndërsa si vlerë investimi llogaritet rreth 92 milionë euro, mundësuar kryesisht nga Banka Botërore.

KESH-Gen (emri i ri i kompanisë) ka kryer për një muaj rresht teste rreth kapacitetit prodhues të TEC-it. Sipas Stojkut, çdo veprim ose skenar për funksionimin e termocentralit është marrë parasysh dhe se pritet që në datat 25-26 qershor të nisë puna me kapacitet të plotë.

Funksioni i TEC-it do të varet nga prodhimi vendas i hidrocentraleve, në kohë kur konsumi është i lartë. Punimet për objektin kanë nisur që prej një viti e gjysmë, ndërsa përfundimi duhet të ishte kryer me kohë, në rast se nuk do të kishte probleme me shpronësimet dhe me protestat ambientaliste të banorëve të Vlorës. Burime zyrtare nga KESH-Gen pohojnë se nuk do të ketë inaugurim zyrtar për veprën, por, nga ana tjetër, nuk e përjashtojnë faktin se data e nisjes së punimeve përkon me hapjen e tunelit të Thirrës, në Rrëshen-Kalimash.

Bashkë me Petroliferën, TEC-i për prodhimin e energjisë elektrike me naftë, e bën qytetin e Vlorës si pikë kyçe strategjikë për vendet e rajonit. Për këtë qëllim, qeveria parashikon zgjerimin portit në qytetin bregdetar, për ta bërë më të lehtë punën për investitorin e huaj apo vendas.

Aktualisht, ekspertët në KESH-Gen parashikojnë të përdorin naftë për funksionimin e TEC-it, ndërsa me kalimin e kohës, tani që edhe ligji ndryshoi, mundësia e zëvendësimit me gaz natyral, e bën më të arrirë.