Telegrafi

TEC-i i Vlorës nis punën në nëntor

TEC-I do ti shërbejë gjithë Shqipërisë dhe gjithë komunitetit. Eshtë pothuajse 100 megavat, d.m.th 7-8 % e gjithë fuqisë energjetike që prodhon Shqipëria dhe do të shesë energji, pra do hedhë energji në treg në fillim të muajit nëntor.

 

Por ndërkohë ndërtimi TEC-it nuk ka kaluar pa një proces të gjatë kritikash e deri protestash massive në Vlorë. Kritikave të ashpra të organizatave për mbrojtjen e mjedisit dhe një paneli të ambjentalistëve e shoqatave për mbrojtjen e gjirit të Vlorës të inicuar nga Banka Botërore e që prej disa vitesh e kundërshtojnë ndërtimin e këtij TEC-i për shkak të nivelit të lartë të ndotjes ambjentale siç shprehen ata, ministri i energjetikës Dritan Prifti ju përgjigjet:

"TEC është teknologjia më e fundit që sot ka shkenca në botë. Eshtë teknologjia më e avancuar me ndotjen më minimale dhe pa asnjë diskutim jep garanci të plota, sepse kam kontrolluar dosjen me të gjitha të dhënat e tekonologjisë, dhe ai TEC do të ketë ndotje minimale dhe shumë më të ulët se standartet europiane të ndotjes". /Telegrafi/dw/