Site icon Telegrafi

Tebas thotë se Perez metodat kërcënuese private ka filluar t’i bëjë publike, sipas tij Real Madridi meriton më shumë

Real Madrid ka lajmëruar se do të denoncojë Javier Tebas dhe fondin CVC për marrëveshjen me La Liga-n.

Përmes një njoftimi për media, Los Blancos kanë njoftuar se do të ndjekin rrugët ligjore që Tebas dhe zyrtarët e tjerë të penalizohen.

Presidenti Tebas i është përgjigjur menjëherë nëpërmjet rrjeteve sociale, duke sulmuar numrin një të madrilenëve, Florentino Perez.

“Metodat kërcënuese që Florentino Perez përdor prej vitesh privatisht, tani po bëhen publike”.

“Prej vitesh klube dhe institucionedurojnë kërcënimet e tij. Real Madrid meriton më shumë”, ka shkruar Tebas. /Telegrafi/

Exit mobile version