Telegrafi

TEB ulë shpenzimet për kredi biznesi

Shefja e departamentit për Biznise të Vogla dhe të Mesme Betul Yilmaz tha se, ky hap i bankës bëhet në kohën kur bizneset Kosovare janë të ngarkuara me shumë shpenzime dhe kanë nevojë për financim për të ofruar shërbime cilësore për kosovarët. “Ne besojmë se kjo ofertë e bankës sonë do të japë mundësi zhvillimi më të shpejtë biznesit kosovarë”, tha Yilmaz.

Gjatë tre muajve të ardhshme TEB-i po ashtu do të ofrojë edhe procesim të shpejtuar të kredive për këtë grup të bizneseve.

Kredia do të funksionojë në atë mënyrë që me kërkesë të klientit në bazë të kontratës, 1.5 për qind të shumës totale të kredisë do të paguhet në bazë të kontratës në fund të maturimit nëse klienti i kredisë nuk ka pasur vonesa gjatë kthimit të saj.

TEB është brend i mirënjohur bankar turk me mbi 80 vjet përvojë pune, i cili përkrahet nga fuqia ndërkombëtare e BNP Paribas, një ndër banka më të mëdha në Botë. /Telegrafi/