Telegrafi

TEB SMS mbushje për numrat e IPKO

Nëpërmes TEB SMS mbushjes telefonat e operatorit mobil IPKO do të mund të mbushen me shuma prej 5 EUR e deri në 100 EUR, duke e rritur shumën në numra të plotë prej 1 euro.

Ky është një shërbim që mund të përdorët 24 orë në ditë shtatë ditë në javë nga çdo fshat apo qytet në Kosovë, pasi rrjeti i telefonisë mobile IPKO mbulon me 99.7 për qind popullsinë e vendit tonë.

TEB dhe IPKO në bashkëpunim kanë ofruar shumë mundësi për klientët e tyre duke përfshi edhe blerjen e pakove të televizionit digjital me këste pa kamatë për konsumatorin nëpërmes kartelës Starcard.

Kjo kartelë mund të përdoret në IPKO për blerjen e të gjitha shërbimeve të cilat i ofron kompania e telekomunikimit, duke përfshirë këtu shërbimet e telefonisë mobile, asaj fikse, internetit dhe televizionit kabllor digjital. /telegrafi/