Për herë të dytë në Kosovë, banka TEB organizoi Akademinë Biznesore II, tani në Ferizaj, me rreth 200 biznese të ftuara.
Kjo akademi që u organizua enkas për këto biznese, pati për qëllim ofrimin e mundësive të reja të shkëmbimit të pervojave me konsulentë dhe profesorë të mirënjohur nga Turqia për klientët e TEBit në Kosovë.
Hapjen e këtij evenimenti e bëri kryetari i bordit të bankës TEB, Z. Musa Erdem, i cili e vlerësoi lartë këtë organizim të bankës për klientët e saj. Më pas, fjalën e mori drejtori menaxhues i TEB Sh.A, Z. Ayhan Albeyoglu, duke i mirëpritur të ftuarit dhe duke potencuar rëndësinë e ligjeratave që u mbajtën nga profesionistë të konsulencës për zhvillim të bizneseve.
Prezent në këtë akademi ishte edhe Z. Muharrem Sfarqa, kryetari i komunës së Ferizajit. Ai shprehu mirënjohje dhe kënaqësi për organizimin në fjalë dhe potencoi optimizmin e tij për gjetjen e mënyrave të reja për hapje të perspektivës për qytetin e Ferizajit përmes ligjeratave të tilla nga profesionistë.
Fjalimet i përmbylli Z. Arton Celina, zëvendës-drejtor menaxhues i TEB Sh.A, i cili poashtu i ftoi biznismenët për pjesëmarrje në njërën nga punëtoritë e organizuara me tema “Menaxhimi i ndërmarrjeve të suksesshme në të ardhmen” dhe “Ku është biznesi juaj në ciklin e zhvillimit”.
Organizimi i punëtorive paralele që u mbajtën në këtë akademi iu mundësoi bizneseve që të përfitojnë nga temat e trajtuara në kuadër të kësaj akademie.
Banka TEB do të vazhdojë të sjell në treg jo vetëm produkte inovative, por edhe shërbime jo-financiare që iu nevojiten bizneseve, duke kontribuar në këtë mënyrë në zhvillimin ekonomik në përgjithësi.