Telegrafi

TEB merr licencën ndërkombëtare Visa

“Me marrjen e kësaj licence për kartelat tona TEB do të ofrojë një shërbim unik dhe më të avancuarin në tregun bankarë të Kosovës. Kjo gjë do të na mundësoj që edhe më tutje të zgjerojmë pjesëmarrjen tonë në tregun bankarë të Kosovës”, ka thënë Alp Yilmaz drejtor i përgjithshëm i TEB-it.

Ai shtoi se kjo licencë e forcon pozitën e TEB-it në treg edhe me tutje.

“Tashmë ne kemi mbi 10 mijë kredit kartela në treg, kjo licencë do të na forcojë edhe më tutje pozitën tonë”, ka thënë Yilmaz.

Klientët e bankës do të njoftohen me anë të SMS-së dhe ndërrimi i kartelave do të bëhet gjatë muajit tetor.

TEB Sh. A. është hapur në Kosovë në janar të vitit 2008 dhe për një kohë të shkurtër ka arritur që të sigurojë një portfolio mjaft të mirë dhe të ofrojë në treg produkte unike bankare siç është Starcard.

TEB ka 94 milion euro depozita dhe rreth 70 milion kredi të lëshuara, banka shërben mbi 50 mijë klientë, dhe ka një rrjetë të gjerë të aparateve për pagesë në më shumë se 1000 biznese të ndryshme në tërë Kosovën.

TEB Sh. A. është pjesë e brendit të mirënjohur bankarë turk TEB përkrahur nga fuqia ndërkombëtare e BNP Paribas, një nga bankat më të sigurta në botë sipas Global Finance. /telegrafi/