Telegrafi

TEB Banka, SMS mbushje për IPKO Internet TV dhe telefoni fikse

Produkti për të cilin Kosovarët mund të fillojnë shfrytëzimin, nga e marta mundëson autorizimin e pagesave të shërbimeve të IPKO-s përmes një SMS-i. Ky shërbim lehtëson bërjen e pagesave të shërbimeve dhe ju mundëson klientëve që t’i kryejnë ato nga komfori i shtëpisë shtatë ditë në jave 24 orë në ditë.

Shërbimet që mund të mbushen janë, Interneti, Duo TV-ja dhe telefonia fikse. Përmes këtij shërbimi klientët e TEB dhe IPKO mund të bëjnë pagesën për shërbime të IPKO-s për vete dhe për njerëzit e tjerë.

Ky është shërbimi i dytë i përbashkët i IPKO-s dhe TEB-it. Më herët dy kompanitë patën lansuar SMS mbushjen për telefoni mobile. /Telegrafi/