TEB Banka i ka dhënë një infuzion të ri basketbollit kosovar nëpërmjet marrëveshjes së sponsorizimit që ka nënshkruar me Federatën e basketbollit të Kosovës në ambientet e hotelit, Swiss Diamond Prishtina.
Sipas kësaj kontrate, të gjitha ligat e grupmoshave të reja do të quhen TEB Juniorë, TEB Kadetë (A+B), TEB Pionerë (A+B) dhe TEB Liga U-12.
Poashtu është paraparë që Kupa e Kosovës për grupmoshat e reja në tri edicionet e rradhës të mbajë emrin zyrtar "TEB Kupa e Kosovës për gjeneratat e reja".
Për vitin 2014, TEB Kupa e Kosovës për gjeneratat e reja do të mbahet në fundjavë në Malishevë ku pjesëmarrës do të jenë ekipet e Final Four në tri grupmoshat e ndryshme.
Të gjitha ekipet që do marrin pjesë në TEB Kupën e Kosovës për grupmoshat e reja do të duhet të hapin llogaritë e tyre në TEB Bankë.
Kryetari i FBK-së Erolld Belegu dhe Drejtori Ekzekutiv i TEB Bankës, Ayhan Albeyoglu janë shprehur shumë të lumtur për këtë kontratë afatgjate, duke shpresuar që ky bashkpunim do e masivizoj basketbollin tek gjeneratat e reja. /Sporti1/Telegrafi/