Site icon Telegrafi

Teatri i Tetovës s’del dot nga podrumi

Rebalanci i buxhetit nuk është një sinjal pozitiv për rikuperimin e kohës së humbur këto vite që prej inaugurimit të punimeve, pasi gjasat që ritmet e punimeve në terren të jenë më dinamike, janë minimale. Edhe pse në pse Ministrinë e Kulturës dhe në drejtorinë e Qendrës së Kulturës në Tetovë pohojnë se ky reduktimin financiar nuk do të ketë pasoja, punimet për objektin akoma janë në fazën e podrumit. Premtimet nga zyrtarët shqiptarë në Kulturë dhe në QKT vazhdojnë sikurse vite me radhë, njofton Koha.mk

Me shkurtimin e buxhetit të këtij viti për ndërtimin e kompleksit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, shanset për përshpejtimin e punimeve janë më të vogla, ashtu si edhe afati për përfundimin e tij në një kohë më të shkurtër. Rebalanci i buxhetit nuk është një sinjal pozitiv për rikuperimin e kohës së humbur këto vite që prej inaugurimit të punimeve, pasi gjasat që ritmet e punimeve në terren të jenë më dinamike – janë minimale. Edhe pse në pse Ministrinë e Kulturës dhe në drejtorinë e Qendrës së Kulturës në Tetovë pohojnë se ky reduktimin financiar nuk do të ketë pasoja dhe se punimet do të vijojnë normalisht, rebalanci i buxhetit nënkupton tërheqjen e parave që dalin shtesë nga ajo që është planifikuar dhe që është realizuar. Sipas sekretarit shtetëror Behixhudin Shehapi rebalanci është bërë pasi janë analizuar veçmas projektet dhe rezultatet kanë treguar se janë ndarë më shumë të holla sesa duhen.

“Rebalanci në përgjithësi dhe ky për Teatrin dhe Bibliotekën janë gjëra normale. Në këtë rast nuk po ndodh asgjë tjetër përveçse ndryshohet një kosto momentale, që ishte parashikuar më shumë se duhet dhe nga analizat e kryera për dinamikën e punimeve të kryera dhe atyre që duhet të realizohen gjatë këtij viti, është konstatuar se një pjesë duhet të tërhiqet”, thotë Shehapi. Inaugurimi i punimeve u bë gati tre vjet më parë dhe këtë vit duhej të përfundonte i tërë objekti, i cili prapëseprapë gjendet në fazën përgatitore, në punimet nëntokësore. Drejtori i Qendrës së Kulturës dhe koordinator i projektit, Haki Fazliu pohon se këto ditë duhet të fillohet me ndërtimin e karabinasë, e cila duhet të përfundojë deri në fund të vitit. Shkurtimi i buxhetit nuk lidhet me ndonjë problem. “Ne e kemi një kontratë me Ministrinë e Kulturës që, për aq punë sa do të realizojë operatori, të akordohen edhe të hollat.

Prandaj edhe ky shkurtim nuk është shqetësues dhe nuk do të ketë ndikim. Është ministria ajo që ndan apo shkurton shumat në buxhetin e investimeve kapitale që ka. Edhe pse ka pasur shkurtime, në rast se operatori do të realizonte më shumë punë sesa ajo e planifikuar, Ministria është e obliguar të bëjë pagesën”, thotë Fazliu. Ai shton se ndërkohë zvarritja e këtij projekti fillimisht për çështje administrative e më pas me pengesat në terren si shembja e barakave, zhvendosja e nënstacionit elektrik, e të tjera – ka vështirësuar funksionimin normal të tre institucioneve të kulturës, Qendrës, Teatrit dhe Bibliotekës. Por ky model funksionimi nën presion do të vazhdojë edhe për disa vite. Ose të paktën edhe tre vite të tjera, deri në përfundimin e objektit të ri.

Po ashtu, projekti i Teatrit dhe Bibliotekës do të vazhdojë të renditet në listën e projekteve kapitale në kulturë që duhet të përfundojnë. Dhe si një ndër projektet e vetme kapitale, realizimi i të cilit ka zgjatur me vite, ndërkohë që ato të ngjashme me të, si Teatri Vjetër, Filarmonia, e të tjera kanë ecur me dinamikë të përshpejtuar dhe një pjesë kanë përfunduar në kohë rekord. Madje, i tërë mega-projekti “Shkupi 2014” tashmë ka përfunduar, ndërsa një ndërtesë Teatri dhe Kulture, e nisur fillimisht në vitin 2008, dhe e inauguruar me fillime punimesh vit për vit, nuk po gjen dot fundit.

Ndryshe, ditë më parë, me rebalancin e Buxhetit, objektit të Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovës nga 180 milionë denarë të parapara, deri në fundvit i mbeten 120 milionë denarë, apo 60 milionë denarë më pak, respektivisht afër 1 milionë euro, shumë kjo që do t’i dedikohet Teatrit Shqiptar të Shkupit.

Exit mobile version