Site icon Telegrafi

Teatri Shqiptar i Shkupit, fitues i “Teatrit Shqiptar në Maqedoni”

Teatri Shqiptar i Shkupit është fitues i edicionit të 17-të të festivalit “Teatri Shqiptar në Maqedoni”, që mbahet në Dibër. Shfaqja “Gratë” me tekst të Robert Thomasit e regji të Qëndrim Rijanit, ka marrë katër çmimet kryesore.

Pos si shfaqja më e mirë, “Gratë” merr çmimin edhe për regji më të mirë. Çmimin “Aktorja më e mirë në rolin kryesor” e merr Vjollca Bekteshi Hamiti, kurse çmimi “Aktorja më e mirë në rol joprotagonist” iu dha aktores Teuta Ajdini-Jegeni.

Në ditët e festivalit, para publikut të Dibrës u paraqitën trupat nga Tetova, Presheva, Gjirokastra, Gjilani dhe Shkupi.

Dibranët kishin mundësinë që në ditën e parë të festivalit, jashtë konkurrimit, ta ndjekin dramën koreografike “Kumt” të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Prishtina, me regji e koreografi të mjeshtrit Gjergj Prevazi.

“Teatri Shqiptar në Maqedoni” është mbështetur në mënyrë modeste nga Ministria e Kulturës së Maqedonisë, si dhe nga sponsorë të tjerë. Për herë të parë festivali nuk kishte përkrahje nga pushteti lokal. /Telegrafi/

Exit mobile version