Telegrafi

Teatri Metropol nis edicionin e dytë të festivalit të dramës shqipe, “MetroFest”

Në Tiranë, gjate muajit tetor Teatri Metropol do të nis edicionin e dytë të festivalit të dramës shqipe “MetroFest”.

Ky edicion sjell pesë vepra shqiptare të nxjerra nga arkivi, si “Rrajët lëvizin” e autorit Ernest Koliqi me regji nga Rozi Kostanit; “E bija e krahinarit” nga Kristo Floqi me regji nga Aldi Hysotocit; “Kryet e hudhrës” nga autori Kristë Berisha me regji nga Sonila Kapidani; “Makaronat e shejtanit” nga Lazër Lumezi dhe regji nga Rexhina Mollaymeri; “Prangat” nga autori Halil Laze etj.

Qëllim kryesor i këtij festivali është rigjallërimi i teksteve dramatike nga arkiva e dramës shqipe. /Telegrafi/