Por, pavarësisht kësaj, sipas regjisorit Berisha, kësaj shfaqjeje Teatri Kombëtar vendosi të mos ia zgjaste jetën për t’u përcaktohet për një shfaqje tjetër që t’i vazhdohet kontrata për vitin e ardhshëm.
Drejtori artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agon Myftari, përmes e-mailit dërguar Tribuna Channel, tha se ai ka shprehur interesim që shfaqja e Berishës të mbetet në repertor.
“Unë si Udhëheqës Artistik dhe Anëtarë të Këshillit Drejtues i kemi sugjeruar vazhdimisht znj. Lumnie Sopit, u.d. e drejtorit të përgjithshëm, që një shfaqje e tillë të vazhdojë të mbetet në repertorin e TKK-së. Përkundër kësaj ajo nuk e ka dërguar kërkesën për këtë projekt në Ministri. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe përkundër faktit që ka tepruar buxhet i pashfrytëzuar i këtij viti”, ka shkruar Myftari.
Por, Sopi tha përmes telefonit se ideja e drejtorit artistik ka filluar më herët për vazhdimin e dy shfaqjeve atë “Shopping and Fucking” dhe “Dashnori i nënës sime”, mirëpo në momentin e fundit kur është dashur t’i dërgojnë kërkesat në Ministrinë e Kulturës, Myftari i kishte thënë se nuk e kishte biseduar asnjëherë këtë në Këshill.
I pyetur rreth kësaj çështje, anëtari i Këshillit të TKK-së, Kushtrim Koliqi, tha se ai ka biseduar me Sopin, e që e njëjta është pajtuar që shfaqjes së Berishës t’i vazhdohet kontrata dhe të dërgohet kërkesa në MKRS.
Lumnie Sopi e përfunduar detyrën e saj ditën e premte, me zgjedhjen e drejtorit të ri Agim Sopi. /Gazeta Tribuna/