Teatri Kombëtar i Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e regjisores Vjosa Berisha.
Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, shprehën ngushëllime për familjet Berisha – Istrefi si dhe për të gjithë bashkëpunëtorët.
“Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për humbjen e bashkëpunëtores dhe mikes së Teatrit Kombëtar të Kosovës, Vjosa Berisha!”, thuhet në njoftim.
“Teatri Kombëtar i Kosovës ju shprehë ngushëllime të sinqerta familjeve Berisha dhe Istrefi si dhe të gjithë bashkëpunëtorëve”, vazhdon më tutje njoftimi.
Vjosa vdiq ditën e sotme (e enjte) në moshën 49-vjeçare, gjersa lajmi u konfirmua nga bashkëshorti i saj, regjisori Fatos Berisha.
Ajo prej më shumë se një viti ishte diagnostikuar me kancer në vezore.
E ndjera la pas një karrierë të bujshme artistike, e shumë projekte filmike. /Telegrafi/