Telegrafi

Teatri Kombëtar i Kosovës anulon shfaqjen e sotme pas shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë

Sot (e diel) në orët e hershme të mëngjesit është rrënuar ndërtesa e Teatrit Kombëtar në Tiranë.

Kjo nxiti reagime të shumta tek komuniteti artistik, duke u cilësuar si një humbje e madhe e kulturës shqiptare.

Në shenjë solidarizimi për shembjen e këtij Teatri, Teatri Kombëtar i Kosovës (TKK) ka anuluar shfaqjen që ishte paraparë të mbahej sonte.

Me rastin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, sot anulojmë shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës…

Publiée par Teatri Kombëtar i Kosovës sur Dimanche 17 mai 2020

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi të publikuar në Facebook nga faqja zyrtare e TKK.

Lexo po ashtu Rozana Radi reagon pas shembjes së Teatrit Kombëtar: Lamtumirë historisë së artistëve që dhanë shpirtin këtu brenda

“Me rastin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, sot anulojmë shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës “Skenderbeu ose Dashuri dhe Liri”, që ishte planifkuar të jepet sonte online / livestream në faqet e të gjitha teatrove të Kosovës, pjesëmarrëse në kalendarin e përbashkët për muajin maj”.

“Teatri ka eksituar para nesh dhe do të ekzistojë përgjithmonë”, thuhet në njoftimin e tyre zyrtar.

Shembet Teatri Kombëtar (Foto: YouTube)

Për prishjen e Teatrit në Tiranë ka shkruar edhe ‘The Washington Post’ duke elaboruar pamjen dhe ngjarjen më në detaje që ndodhi ditën e sotme. /Telegrafi/