Drejtori i Kulturës në Ferizaj, Naim Ferati, ka thënë se kjo po ndodh për herë të parë në këtë komunë, transmeton koha.net.
“Për herë të parë në qytetin tonë fillojnë katër premiera, por shpresojmë që nuk do te mbetet vetëm me këto. Premiera e parë pritet të shfaqet në qershor dhe pastaj do të vazhdohet me tjerat, kurse do të punojmë që artdashësve t’u ofrojmë sa më shumë dhe të shohin projekte teatri“, ka thënë Ferati.
Shfaqjet të cilat do të përgatiten se shpejti për publikun janë: “Duke pritur trenat” në regji të Fatmir Hysenit dhe me tekst të Bardh Frangut, pastaj shfaqja “Macat e Çehovit” nga Anton Çehov në regji të Besim Ugzmajlit, shfaqja “Karamel” në regji dhe tekst të Naser Sahtrollit dhe një shfaqje për fëmijë e përgatitur nga teatri për fëmijë “Xixëllonjat”.