Teatri Profesionist i Gjakovës sjell premierën e shfaqjes “Dorëzimi në Spokan”.
Premiera e kësaj shfaqjeje me regji të Ilir Bokshit do të jepet të shtunën me 19 mars , ndërsa repriza të nesërmen me 20 mars, transmeton Telegrafi.
Kasta e aktorëve përbëhet nga Edi Kastrati, Edmond Hafizademi, Albulena Kryeziu dhe Bujar Ahmeti.
“Dorëzimi në Spokan” është vepër e Martin McDonagh, tekst ky që autori e ka shkruar gjatë periudhës së qëndrimit në Amerikë.
Skenografia e shfaqjes është bërë nga Petrit Bakalli, muzika nga Trimor Dhomi, ndërsa për kostumet është kujdesur Vesë Kraja./Telegrafi/.