Site icon Telegrafi

Do të zhvillohen punime rrugore përgjatë rrugës Veles-Katllanovë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë theksoi se nga nesër do të zhvillohen punime rrugore përgjatë rrugës Veles-Katlanovë dhe ku punimet do të zgjasin deri ditën e shtunë.

Në raportin e rregullt të rrugëve, LAMM informonë se komunikacioni nëpër rrugët e shtetit po zhvillohet në gjendje të thatë, ndërsa komunikacioni përgjatë rrugës në drejtim A3 Prilep-Manastir-Resnjë nëpërmjet qarkores së Manastirit  është normalizuar. Në pjesën ku ka rrënime të gurëve do të zhvillohen punime për këtë qëllim do të jenë të mbyllura njëra kursi me gjatësi prej 200 metra, për këtë shkak komunikacioni do të zhvillohet vetëm në një kursi me çka janë vendosur dhe drita sinjalizuese çka do ta rregullonë komunikacioni.

LAMM këshillon për kujdes gjatë vozitjes, shpejtësin e lëvizjes dhe respektimin e shenjave sinjalizuese. Në grykat dhe ngushticat mundet të ketë rrokullisje gurësh, veçanërisht në rrugët: Koçan-Makedonska Kamenic-Dellçevë, Vinica-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, Demir Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë. /Telegrafi/

Exit mobile version