Telegrafi

Të zhveshur nëpër kopsht zoologjik, për arsye të veçantë (Foto)

Dashamirët e kafshëve kanë vrapuar të zhveshur nëpër kopshtin zoologjik të Londrës, me kërkesën që të shpëtohen tigrat nga zhdukja.

Ata e kanë lyer trupin me ngjyrë portokalli dhe të bardhë, si dhe kanë vënë vija të zeza që imitojnë kafshët me gëzof unik.

Sipas këtij vrapimi, ata janë bërë ‘tigra’ që ndiqen dhe vriten nga gjuetarët, transmeton Telegrafi.

Protestuesit kanë vrapuar kështu për dhjetë minuta, e më pas janë mbështjellë me batanije që të mos ftohen.

Në këtë aktivitet të përvitshëm, kanë marrë pjesë vetëm persona që nuk janë të turpshëm, sepse është ditur që fotografitë e tyre do të publikohen në internet.

Më poshtë janë fotografuar disa nga fotografitë e aktivitetit, meqenëse shumë të tjera kanë përmbajtje mjaftë eksplicite. /Telegrafi/