Telegrafi

Të zhveshur mbi piramidë, pamjet që kanë indinjuar Egjiptin (Video)

Egjipti tha gjatë fundjavës se po hetonte dy danezë që filmuan dhe fotografuan veten lakuriq në majë të Piramidës së Madhe të Gizës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Andreas Hvid ka postuar video dhe imazhet e një çifti, të cilët janë shfaqur duke “bërë marrëdhënie” në majë të Piramidës.

Ngjitja në majë të piramidës është e ndaluar dhe autoritetet egjiptiane thanë se po shqyrtonin veprimet e tyre.

“Për shumë vite kisha ëndërruar të ngjitesha në piramidën e madhe”, tha Hvid për mediat e huaja. “Ideja për të bërë një xhirim, i zhveshur atje, kishte ekzistuar për disa kohë”.

Ai shtoi: “Unë jam i trishtuar që kaq shumë njerëz janë bërë aq të zemëruar. Por unë gjithashtu kam marrë edhe komente pozitive”. /Telegrafi/