Telegrafi

Të zgjohesh në mëngjes me syze të bëra tatuazh (Foto)

Kur u zgjua, burri nga Britania e Madhe shkoi për të larë fytyrën dhe në pasqyrë vuri re se në sy kishte të vizatuar një palë syze.

Fillimisht burri, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, mendoi se pasi të pastrojë fytyrën syzet do të ikin, por nuk ndodhi ashtu pasi ato ishin bërë tatuazh, përcjell Shekulli.

Kështu, 50-vjeçarit i duhet të jetojë me një palë syze të bëra tatuazh. Ai kishte qenë i dehur në momentin kur i është tatuazhi dhe nuk mban mend asgjë. Më pas, ai ka vendosur që t’i heqë ato.