Site icon Telegrafi

Do të zgjidhet shefi i Prokurorisë së Lartë në Shkup, në garë Fetai, Rustemi dhe Hajrullahu

Sot Këshilli i Prokurorëve Publik pritet të zgjedhë shefin e ri të Prokurorisë së Lartë Publike në Shkup.

Janë paraqitur tre kandidatë, prokurori aktual Mustafa Hajrullahu, Burim Rustemi dhe Fatime Fetai. Në seancën e sotme gjithashtu pritet të merret vendimi për emërimin e Islam Abazit për shef të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Në të njëjtën seancë pritet të zgjidhen edhe disa krerë të Prokurorive në qytete tjera, si në Gostivar, Veles, Manastir, Kavadar dhe Kumanovë.

Gjithashtu pritet të shpallet konkurs i ri për zgjedhjen e 4 prokurorëve të ri në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit dhe Korrupsionit.

 

Exit mobile version