Site icon Telegrafi

“Do të zbresim nesër në fushë për fitore”, Rrahmani ka besim për rezultat pozitiv ndaj Lituanisë

Kosova do të luajë nesër (e shtunë) në udhëtim ndaj Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve me fillim nga ora 15:00.

Para këtij dueli është deklaruar edhe kapiteni i ‘Dardanëve’, Amir Rrahmani i cili nuk e ka nënvlerësuar aspak kundërshtarin, por që ka besim se do të dalin me tri pikë nga kjo ndeshje.

“Rezultatet e Lituanisë nuk e kanë pasqyruar realitetin e performancës së tyre në fushë, sepse të dyja ndeshjet kanë treguar lojë të mirë, ndeshjen me Qipron e kanë dominuar totalisht”.

Në fund ai ka thënë se janë përgatitur mjaft mirë për këtë sfidë dhe se Kosova do të zbresë në fushë vetëm për fitore.

 

“Jemi përgatitur shumë mirë për këtë ndeshje, sepse Lituania është një ekip që luan futboll të mirë dhe ka posedim të topit”.

“Duhet të shfrytëzojmë çdo moment, do të zbresim nesër në fushë për fitore”, ka deklaruar Rrahmani./Telegrafi/

Exit mobile version