Site icon Telegrafi

“Do të më vrisni?”: Pamje që tregojnë djaloshin, luftëtar i ISIS-it, pasi kapet nga forcat rebele në Siri (Video)

Ky është momenti shqetësues kur një ushtar fëmijë që thuhet se luftonte për ISIS-in u kap nga rebelët në Sirinë veriore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, djali, është filmuar me fytyrë poshtë pas një sulmi të ISIS në fshatin al-Khuwain, afër Idlibit.

Në pamjet, djali është krejtësisht i qetë ndërsa i thotë rebelëve anti Assad që e kapën atë se ai ka qenë me ISIS-in për dy vjet dhe ka luftuar në Raqqa.

“A do të më vrisni?” Ai pyet, sipas një përkthimi të postuar në Twitter nga Riam Dalati i BBC-së.

“Qëlloje”, vjen përgjigja e një prej luftëtarëve para se videoja të ndalet.

Në fakt nuk dihet se çfarë u bë me djalin, megjithëse disa pamje tjera tregojnë atë që duket të jetë i njëjti djalë i gjallë dhe hipur në pjesën e prapme të një kamioni me të burgosur të tjerë.

Është e paqartë nëse videoja është bërë para ose pas regjistrimit të djaloshit në tokë.

Djali besohet të jetë kapur nga Ushtria e Lirisë Siriane, e cila u formua në vitin 2011 nga një grup ish gjeneralësh të Bashar al-Assad me qëllim të rrëzimit të diktatorit. /Telegrafi/

Exit mobile version