Buick është duke u futur në garën e automjeteve elektrike me stil dhe kjo paraqitje imagjinon se si mund të dukej një coupe-crossover futuristik nga prodhuesi i makinave nëse do t’i jepej drita jeshile për prodhim.
Dhe General Motors Design postoi këtë imazh në Instagram, përcjell Telegrafi.
Ai u krijua nga stilisti Geoff Richmond në vitin 2018 dhe megjithëse nuk ka krijuar një variant prodhimi, ai ndan disa ngjashmëri me konceptet e fundit të Buick, përkatësisht Electra Concept nga 2020 dhe Electra-X e re e zbuluar për tregun kinez.
E stolisur në nuancën e blusë, kjo veturë ka një formë interesante dhe është me dy dyer.
Ndërsa kjo makinë nuk ka hyrë në linjën e prodhimit, Buick po përgatit një numër makinash të reja mahnitëse për tregje të ndryshme. /Telegrafi/