Në seancën e sotme plenare, në rendin e ditës janë dekretet e Presidentit Nishani për emërimin e 4 ministrave të rinj të kabinetit qeveritar, të propozuar nga kryeministri Edi Rama. Përkatësisht, Fatmir Xhafaj në postin e ministrit të Brendshëm, Ogerta Manastirliu në postin e ministrit të Shëndetësisë; Eduard Shalsi tek Çështjet Vendore dhe Olta Xhaçka në postin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Presidenti Nishani deklaroi të dielën se nuk mund të refuzonte propozimet e kryeministrit për këto poste, por theksoi se e shihte kandidaturën e Xhafajt si të papërshtatshme.
Seanca e sotme do të zhvillohet sërish pa opozitën, e cila kërkon zgjedhje të lira dhe qeveri teknike.
Por, sot pritet për tu parë me interes qëndrimi i LSI-së. A do të votojë partia e Ilir Metës për të bërë Fatmir Xhafën ministër të Brendshëm?
Kujtojmë se ky i fundit u akuzua publikisht nga dy persona se i ka dhunuar në kohën kur ishte hetues i komunizmit, në vitet ’80. /Opinion.al/Telegrafi/