Deputeti i Partisë Socialiste në Maqedoni, Stojan Milanov i deklaruar për “Makfaks” ka thënë se do të votojë sipas bindjeve të tij e jo sipas vendimit të OBRM-PDUKM-së. Ai tha se opinioni do ta sheh votën e tij në momentin kur do të votohen ndryshimet kushtetuese në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga ana tjetër, ditë më herët deputetja tjetër e kësaj partie, Vlladanka Aviroviq ka thënë se do të votojë për t’i dhënë mundësi marrëveshjes dhe integrimit në BE dhe NATO.
Nuk dihet deri tani nëse do të ketë shumicë të dyfishtë, 80 deputetë që do të votojnë për ndryshimet kushtetuese.
Deputetët e Kuvendit duhet të votojnë për ndryshime kushtetutese të katër neneve të Kushtetutës së vendit ku do të shtohen “Maqedonia e veriut” dhe ndryshime tjera, të bazuara në marrëveshjen me Greqinë fqinje, që ndryshe njihet si Marrëveshja e Prespës. /Telegrafi/