Pas një pritje të gjatë, Kuvendi i Maqedonisë do ta vazhdojë seancën konstituive, pas caktimit të Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime, si edhe emërimit të kryetarit të këtij komisioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në rend dite të seancës është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Tashmë është bërë e ditur se BDI-ja do të propozojë Talat Xhaferin për kandidat për kryetar të kuvendit. Në lidhje me këtë, nga BDI-ja kanë bërë të ditur se ka një konsenzus për të votuar një shqiptar në krye të kuvendit.
Nga ana tjetër, Lëvizja Besa bën të ditur se nuk ka marrë vendim për ta mbështetur kandidaturën e BDI-së dhe se do të propozojnë kandidat të tyre për kryetar të kuvendit./Telegrafi/