Telegrafi

Të vogla, por sherrin e madh: Njihuni me minitanket me të cilat pritet të ndryshojnë edhe luftërat (Foto)

Kompania britanike e mbrojtjes “BAE Systems” ka publikuar një sërë imazhesh që tregojnë mini-tanke të reja pa shoferë, e të cilat thuhet se mund të revolucionarizojnë luftën.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, koncepti i ri, i koduar me emrin Ironclad, së shpejti mund të punojë së bashku me mjetet e tjera ajrore dhe tokësore pa pilot, për të mbështetur trupat në fushën e betejës.

Siç thuhet më tej, ato mund të kryejnë zbulime, të evakuojnë trupat dhe të veprojnë si njësi për asgjësimin e bombave – ato janë të afta të veprojnë në një rreze deri në 1 kilometër.

BAE Systems synon t’i bëjë ato plotësisht autonome në të ardhmen, që do të thotë se ato do të veprojnë pa një kontrollues njerëzor.

BAE Systems, një firmë globale e mbrojtjes dhe e sigurisë me qendër në Londër dhe Hampshire, thotë se ka projektuar tanket për të trajtuar ‘disa nga punët më të rrezikshme që ushtarët aktualisht përballen’. /Telegrafi/